LDK-ja dorëzon në Kushtetuese vendimin për Statutin e UP-së dhe ligjet për KPM-në e KPK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ligjin për Komisionin e pavarur të mediave, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Grupi parlamentar i LDK-së, foto EO. / 19 korrik 2024.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ligjin për Komisionin e pavarur të mediave, Ligji  për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ligji për KPK-në ka një bazë të theksuar kundër-kushtetues duke centralizuar dhe politizuar KPK-në.

Ndërsa, për ligjin për KPM-në ai ka theksuar se synon të kontrolloj mediat dhe se statuti i ndryshuar i UP-së ka shkelje të Kushtetutës.

Ai ka thënë se këtë veprim LDK-ja e ka marr për të ruajtur rendin kushtetues të Kosovës dhe se presin që Kushtetuesja të marr vendim sa më shpejt.

“Në vazhdën e kujdesit për shëndetin demokracisë dhe rendin Kushtetuese të Kosovës, sot ne dorëzuam tri kërkesat për vlerësim të kushtetutshmërisë se vendimmarrjes së propozuar nga qeveria dhe të martuara nga Kuvendi”, ka thënë ai, transmeton EO.

Këto ligje në Kushtetuese dje i ka dërguar edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika