LDK-ja e gatshme për zgjedhje, Haziri: Dorëheqja e Kurtit akti më korrekt për zgjedhjet e reja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lufti Haziri lidhur me takimin e kryeministrit, Albin Kurti me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi është shprehur se  LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja dhe se akti më korrekt kishte me qenë dorëheqja e kryeministrit Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lufti Haziri lidhur me takimin e kryeministrit, Albin Kurti me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi është shprehur se  LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja dhe se akti më korrekt kishte me qenë dorëheqja e kryeministrit Kurti.

Sipas Hazirit, veç dorëheqja e Kurtit do të ishte akti korrekt për zgjedhjet e reja, por nëse Kryeministri nuk dorëhiqet, ai ka përmendur edhe oposionet tjera.

‘Natyrisht Kuvendi mund të shpërndahet nga PDK-ja dhe VV-ja. Kuvendi mund të shpërndahet nëse kryeministri nesër në mëngjes nuk thotë që kalendari zgjedhor është vjeshta dhe pranvera. Sonte deklaroi se pranvera ose vjeshta. Do ta kuptojmë shumë dhe logjika thotë se nesër do ti ndërroi sezona dhe është i interisuar të e mbaj një mandat kalendarik sesa një mandat të sukseshëm. Mënyra më e mirë kishte me qenë nëse vendi ka nevojë për zgjedhje, nuk ka pasur”, deklaroi Haziri për emisionin “Debat Plus”.

Tutje Haziri theksoi se “Për LDK-në dorëheqja është opsioni më i mirë. Ai po dëshiron me rujt ftyrën. Ne e kemi lexu drejt ftesen e Kryeministrit, nuk ka agjendë të qartë për zgjedhje. Akti ma i lehtë e më korrekt është dorëheqja. Nëse se bën, ka edhe opsione të tjera.”

Ndryshe, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin, prezent ishin edhe Mimoza Kusari nga LVV-ja dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja.

Kurti pas takimit tha se ka diskutuar për zgjedhjet e reja dhe, sipas tij, stinët më të përshtatshme për mbajtjen e tyre janë pranvera e vjeshta, por për caktimin e tyre tha se pret bashkëpunim me opozitën.

“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet janë çështje të viteve, por të muajve…Jam i interesuar që të diskutojë se cilën stinë duhet të mbahet. Le ta bëjmë debatin ne kuadër të fushatës zgjedhore, ndërkohë që jemi pajtuar se kur do të mbahen zgjedhjet. Duhet të diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe cila është data për të cilën do të pajtoheshim. Unë i kam ftuar që të gjitha partitë sonte e falënderoj udhëheqjen e PDK-së që i është përgjigjur pozitivisht. Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota LVV-së nuk i ka, por njëkohësisht që nuk do të preferoja shpërndarjen e kuvendit me 2 parti. Është e rëndësishëm që të jemi sa më konsensus për datën dhe muajin e zgjedhjeve. Unë nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve verë edhe po ta kisha mundësinë nuk do ishte në rregull që unë ta caktoj. Nuk shpërndahet kuvendi me shumicë të thjeshtë nevojiten 80 deputetë, ne nuk jemi opozita.. më lejoni që të shohim edhe pak diskutimin me dy partitë opozitare”, tha Kurti.

 

Kurti pas takimit me Krasniqin: Duhet të diskutojmë me të gjitha partitë për datën e zgjedhjeve të parakohshme

Tutje, ai tha se i duhet bashkëpunim me opozitën, sepse “konsiderojmë që është çështje e interesit të përgjithshëm”.

Sipas tij, kanë diskutuar edhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare, por edhe mundësisë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika