LDK-ja e quan të “vonuar e gabuar” letrën e Gërvallës për Asociacionin

"Është veprim politikisht dhe taktikisht i gabuar dhe humbje për Kosovën. Kosova e ka humbur mundësinë që të merret vendim pozitiv për të në Këshill të Evropës”, ka deklaruar deputeti i LDK-së, Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, e ka quajtur veprim “të gabuar e të vonuar” letrën e ministres së jashtme, Donika Gërvalla, se qeveria po përgatit një draftstatut të Asociacionit, të cilin zotohet se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Gashi ka thënë se Gërvalla e ka dërguar letrën te personi i gabuar, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka kaluar votimin për Kosovën.

“Letër e çuditshme nga kuptimi përmbajtjesor dhe procedural. Kjo letër dërgohet pasi Kosova ka mbetur jashtë diskutimit të Komitetit të Ministrave. Problemi i dytë është që kjo letër i drejtohet personit të gabuar. Asambleja Parlamentare e ka kry punën e vet, nuk ke pse t’i thuash atij për Asociacionin. Një përgjigje natyrale e kryetarit të Asamblesë Parlamentare do të ishte ‘pse ma ke dërgu një letër mu’, kur kjo është jashtë fushës së Asamblesë Parlamentare. Raporti i Asamblesë Parlamentare nuk parasheh kërkesën për themelimin e Asociacionit”, ka deklaruar Gashi.

Deputeti i LDK-së ka konsideruar këtë veprim të vonuar, pasi sipas tij, Kosova e ka humbur mundësinë që të anëtarësohet këtë muaj në Këshillin e Evropës.

“Pastaj, problemi i tretë është deklarimi se do të dërgohet në Kushtetuese deri në fund të muajit. Pse është lënë deri në fund të muajit kur është ditur që gjashtë muaj që mbledhja e Komitetit të Ministrave do të mbahet më 16 dhe 17 maj. Është veprim politikisht dhe taktikisht i gabuar dhe humbje për Kosovën. Kosova e ka humbur mundësinë që të merret vendim pozitiv për të në Këshill të Evropës”, ka vijuar ai.

“Dorëzohet” qeveria – po përgatit një draftstatut për Asociacionin

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika