Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar hapjen e fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar një tubim të madh elektoral që do të mbahet më 11 janar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
“Republika jonë është vet ëndrra jonë!
Ndryshimi sot është misioni jonë!
Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë!
Ejani. Ky është momenti ynë!
Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdoxhiku.