Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00, për të shpallur zgjedhjet e brendshme partiake.
Zgjedhjet përfshijnë pozitën e kryetarit dhe të gjitha strukturat e partisë, kështu është bërë e ditur nga mediumi Gazeta Express, që e ka siguruar dokumentin me rendin e ditës së mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.
Ndërsa më herët edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, ka dhënë dorëheqje nga kryesia e LDK-së, për shkak të injorimit të paarsyeshëm nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas Bislimit, Abdixhiku po fokusohet në forcimin e figurës së tij politike, në vend të forcimit të LDK-së.