Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Visar Azemi, ka komentuar gjuhën e kandidatit të LVV-së për kryeministër Albin Kurti, duke thënë se nuk rezultate për t’i prezantuar para qytetarëve.
Sipas Azemit, qytetarët kanë nevojë për shpresë dhe energji pozitive, të cilën LDK-ja synon ta sjellë përmes programit dhe vizionit të saj.
“Siklet i madh… LDK-ja nuk e njehë këtë gjuhë. LDK-ja shpalos program dhe vizion. Iu jep shpresë njerëzve. Njerëzit në këtë vend kanë nevojë me dëgju gjëra pozitive. Me iu dhënë shpresë, me i dhënë shpirt këtij vendi, që e ka mbyt ky kryeministër për këto katër vite. Në vend që t’i bëjë këto përrallat e tij nëpër tubime nëpër oda, ky njeri nuk ka pas çka të tregojë deri sot. Asnjë rezultat, asnjë preket të përfunduar”, ka thënë Azemi në Debat Plus.
Krahas kësaj, Azemi është optimist se partia është në ringritje, duke përmendur angazhimin intensiv për të mobilizuar strukturat lokale.
Azemi beson se atmosfera e krijuar nga tubimet në qytete të ndryshme tregon rikthimin e LDK-së.
“LDK-ja në qytetin e Ferizaj ka qenë bastion për një periudhë bukur të gjatë. Mirëpo edhe pjesa tjetër është vërtetë që ka ra. Ka ra nga 29 këshilltarë komunal në 4 prej tyre. Nga 25 mijë vota, në 5 mijë vota. Që është një thyerje, rënie bukur e madhe.
Kamë punuar me secilin njeri në strukturë. I kam takuar të gjithë strukturën. Jo vetëm një herë por disa herë. Jam munduar me mbledh e me bashku strukturën e LDK-së në Ferizaj. Dhe kjo është vërejt me 27 janar, kur e patëm tubimin e madh në qytetin e Ferizajt. Ka qenë një tubim i jashtëzakonshëm. Ai tubim ka ngjallë shpresë. Ai tubim ka qenë me entuziazmin më të madh. LDK-ja në Ferizaj po rikthehet, po ringritet. Sigurisht kësaj po i ndihmon edhe fryma që e ka pru lideri, kryetari ynë Lumir Abdhixku. Në secilin qytete me këto tubime ka qenë një fryme dhe atmosferë e jashtëzakonshme”, ka shtuar Azemi.