LDK-ja nuk i tregon arsyet e dorëheqjes së nënkryetares Mjekiqi

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka treguar arsyet e dorëheqjes së nënkryetares së saj, Shqipe Mjekiqi. Ajo nuk ka përmendur arsyet e vendimit të saj në letrën e dorëheqjes, kurse nuk ka qenë e qasshme për të dhënë më shumë informacione

Shqipe Mjekiqi, Nënkryetare e LDK-së

Nga e marta, Lidhja Demokratike e Kosovës ka një nënkryetare më pak.

Por, partia më e vjetër në Kosovë nuk ka treguar arsyet që çuan Shqipe Mjekiqin të dorëhiqej nga kjo pozitë dhe ajo e anëtares së kryesisë.

LDK-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të Dukagjinit për këtë çështje.

E paqasshme gjatë tërë ditës ka qenë edhe vet Mjekiqi, e cila në letrën e dorëheqjes nuk ka treguar arsyet e vendimit tw saj.

Arsyet e dorëheqjes nuk i di as nënkryetari i partisë, Gazmend Muhaxheri.

Mirëpo, ai thotë se vendimi i Mjekiqit i ka befasuar të gjithë.

“Jo vallahin nuk e di, edhe jam i befasuar si krejt të tjerët. I kemi pasur raportet shumë të mira me nënkryetare, por nuk e kam as idenë”, ka thënë Muhaxheri.

Në media është raportuar se dorëheqje ka dhënë edhe zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Por, në një reagim në Facebook ka mohuar se është dorëhequr nga partia, mirëpo nuk ka treguar nëse do të vazhdojë të jetë akoma zëdhënëse.

As Halimi nuk i është përgjigjur insistimit të televizionit.

Ky zhvillim brenda LDK-së, sipas analistit politik Artan Muhaxhiri, meriton shpjegim nga ana e partisë.

Muhaxhiri thotë se mostransparenca dëmton imazhin e LDK-së, e cila synon që në të ardhëm të marrë drejtimin e vendit.

Ndryshimet e fundit në LDK u bënë në mars të vitit 2021 kur Lumir Abdixhiku mori drejtimin e partisë, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

Më pas, Abdixhiku krijoi ekipin e tij me disa figura të reja, duke lënë jashtë disa prej bashkëpunëtorëve të ish-kryetarit Mustafa.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika