LDK-ja nuk ia ndal kritikat Qeverisë Kurti, e akuzon për propagandë

"Propaganda e pushtetit e ka fshehur vitin 2023 për Raportin e BE-së dhe atë të World Justice Project ku Kosova ka ngecje"

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vazhduar ta kritikojë Qeverinë Kurti për propagandë.

Deklarimet e Qeverisë se “Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare”, LDK-ja i ka  cilësuar si propagandë.

“Propaganda e pushtetit e ka fshehur vitin 2023 për Raportin e BE-së dhe atë të World Justice Project ku Kosova ka ngecje.

Raporti i Progresit i BE-së për Kosovën në vitin 2023 ishte më i keqi ndër vite. Në indeksin Transparency International kundër korrupsionit, Kosova ka ngecur në 41 poena nga viti 2022.

Radhitja e shteteve në këtë indeks nuk tregon asgjë sepse vendet mund të ndryshojnë vend pa pasur asnjë përmirësim.

2014-2017, gjatë qeverisjes së LDK-së, Kosova u ngrit nga 33 poena në 39 poena në Transparency International. Pushteti aktual e mori mandatin me 39 poena dhe nuk e ngriti më shumë se 2”, thuhet në njoftim e LDK-së në Facebook.

Lexo edhe: “Ministër propaganda”- Bajrami e akuzon ministrin Murati për manipulim me shifra

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika