LDK-ja sot diskuton për projektbuxhetin e vitit 2024, Hoti: Kjo qeveri s’ka lënë asnjë shenjë në ekonomi

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga ora 14:00, do të organizojë tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga ora 14:00, do të organizojë tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.

Sipas deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, të ftuar në këtë tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë.

“Me buxhetin e vitit 2024, kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se kjo tryezë do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, e cila po ashtu është e hapur edhe për qytetarë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika