LDK kërkon nga qeveria miratimin e dhjetë pikave për energji, thotë se kjo i shpëton qytetarët

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, miratimin e dhjetë pikave të propozuara për ta kaluar më lehtë krizën energjetike në vend

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga ekzekutivi që ta pranojë planin dhjetëpikësh të tyre, për ta kaluar më lehtë krizën energjetike në vend.

Këto dhjetë pika, LDK-ja i ka cilësuar si “shpëtim për qytetarët”.

“Kriza energjetike në vend po shkon duke u thelluar, ndërsa ne si LDK do të vazhdojmë pareshtur t’i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranojë planin dhjetëpikësh, të cilin e vlerësojmë shpëtues për qytetarët”, thuhet në komunikatën e tyre.

Dhjetë pikat e propozuara nga LDK, janë:

I. Pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milion euro për çmimin e energjisë elektrike. II. Riparimi i Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A. III. Krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët. IV. Përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë. V. Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji. VI. Zbritja e TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë. VII. Krijimi i subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset. VIII. Largimi i tarifave diskriminuese të ZRrE-së. IX. Themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri. X. Përgatitja e Strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative”.

LDK e ka cilësuar si të paaftë Qeverinë e Kosovës, për ta menaxhuar krizën energjetike në vend.

Sipas tyre, ekzekutivi ka pasur kohë të mjaftueshme të përgatitej që kriza energjetike të përballohej më lehtë.

“Mos të harrojmë se këto reduktime të energjisë elektrike po ndodhin në pikë të verës, gjersa ditët më të ftohta po vijnë. Ndërkaq, bazuar në paaftësinë e dëshmuar të kësaj Qeverie, pritet të zgjatet edhe orari i reduktimeve. Ka kaluar më shumë se një vit nga kriza energjetike, ndërsa Qeveria kishte kohë të mjaftueshme të përgatitej që dimri që po vjen të jetë më lehtë i përballueshëm për qytetarët, mirëpo ajo dështoi në ditët më të nxehta të vitit – ditët e verës, ku konsumi i energjisë është më i ulët”, thuhet në komunikatë.

Të dielën, KEDS ka bërë të ditur se është përkeqësuar situata e furnizimit me energji elektrike, për shkak të rënies së njësisë A3. Për këtë arsye, KOSTT ka kërkuar nga KEDS-i, “që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme”.

Aktualisht, në Kosovë kanë filluar reduktimet, gjashtë me rrymë, dy pa të.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika