LDK kërkon të anulohet konkursi në KEK, akuzon VV-në për nepotizëm

Lidhja Demokratike e Kosovës 9LDK), përmes një konference për media, ka kërkuar që të anulohet konkursi në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), siç kanë thënë për arsye të nepotizmit.

Zëdhënsja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se nga mbi katër mijë aplikant, janë pranuar 128, e që sipas saj të gjithë janë të afërt apo familjarë me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), si dhe me anëtarët e komisionit vlerësues.

Këtë proces, ajo e ka quajtur “afera super pronto”.

“Rasti i fundit eklatant është konkursi i KEK-ut, ku aplikuan 4 mijë 668 persona, ndërsa u pranuan 128 që të gjithë familjarë të zyrtarëve të KEK-ut, dhe militantë të partisë në pushtet”.

“Kjo është afera super pronto e VV-së, bëhet fjalë për mbi 4 mijë e 500 persona që ju mohua puna vetëm sepse nuk janë aktivistë të VV-së”, ka deklaruar ajo.

Zëdhënsja politike e LDK-së, Sibel Halimi

Në emër të partisë së saj, Halimi ka kërkuar anulimin e konkursit në fjalë duke thënë se “këto praktika janë goditje dërmuese për shpresën dhe synimin e qytetarëve për një shtet të së drejtës dhe mundësi të barabarta” duke shtuar se kjo përbënë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut”.

Po ashtu, ajo ka kërkuar nga Prokuroria, një hetim të menjëhershëm për procesin e rekrutimit të punëtorëve në KEK.

“LDK, këkron që ky konkurs të anulohet menjëherë e të vendoset drejtësi për 4 mijë e 468 aplikantë, shkarkim dhe suspendim për të gjithë zyrtarët udhëheqës në KEK, përfshi edhe komisionin vlerësues të cilët janë të përfshirë në mënyrë direkte në këtë shkelje. Ftojmë prokurorinë që të krijoj hetim të menjëhershme që i gjithë procesi të marrë masa ndaj keqpërdoruesve”, ka deklaruar Halimi.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, shtoi gjithashtu se partia në pushtet e ka shtrirë nepotizmin në çdo institucion publik, sipas saj, janë duke u kryer punësime të paligjshme duke mos i respektuar fare konkurset.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika