LDK: Moslejimi i formimit të Komisionit Hetimor është fshehje e së vërtetës

LDK ka deklaruar se refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e VV-së nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), përmes një komunikate për media, ka thënë se refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ‘nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës’.

Ndërkaq, nga kjo parti opozitare janë zotuar se do t’i shfrytëzojnë të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete.

“Dhënia e 120 milionë eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët, si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, nga tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës, deri në formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë.

Duhet përkujtuar se, që pas refuzimit të VV-së për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, deputetët e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Nuk votohet komisioni për energji, opozita e lëshon seancën

Komisioni hetimor po kërkohet që të formohet për çështjet energjetike, saktësisht, për krizën energjetike, çështjet e tarifës dhe punësimet në KEK.

Gjithashtu, partitë opozitare kanë theksuar se derisa VV do të vazhdojë të refuzojë krijimin e Komisionit Hetimor, ata do të refuzojnë të jenë pjesë e votimeve në seanca parlamentare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika