LDK: Nëse Kurti nuk e shkarkon Haxhiun, e konsiderojmë bashkëpërgjegjës për zhdukjen e mostrave

Në një konferencë për media dhe përmes një postimi në Facebook, LDK ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Një reagim i tillë i LDK-së vije pas zhdukjes së mostrave të të ndjerit, ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari





Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se në qoftë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e shkarkon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ata do ta konsiderojnë Kurtin si bashkëpërgjegjës në rastin e zhdukjes se mostrave.

Në një konferencë për media dhe përmes një postimi në Facebook, LDK ka thënë se ky rast tregon më së miri gjendjen në të cilën është katandisur Ministria e Drejtësisë dhe institucionet vartëse të saj.

“Ministrja e Drejtësisë është e paaftë ta menaxhojë Ministrinë e Drejtësisë, ashtu siç është treguar e paaftë të reformojë sistemin tonë të drejtësisë. Prandaj, dorëheqja e saj është minimumi i përgjegjësisë së saj në këtë rast dhe në shumë raste të tjera. Nuk mjafton pezullimi dhe vendosja para Komisionit Disiplinor të zyrtarëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është veprim, me anë të të cilit, mundohet të mbulohet përgjegjësia politike dhe institucionale e Ministres së Drejtësisë”, ka thënë LDK, gjersa ka theksuar se “Nëse Ministrja e Drejtësisë nuk jep dorëheqje brenda ditës së sotme, e ftojmë kryeministrin Kurti që ta shkarkojë atë. Nëse kryeministri Kurti nuk e shkarkon ministren e Drejtësisë, ne e konsiderojmë bashkëpërgjegjës në këtë rast të zhdukjes së mostrave”.

Sipas LDK-së, një moment i tillë, do të tregonte vendosmërinë e Kurtit për ta trajtuar me seriozitet rastin e vdekjes së aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Krahas kësaj, LDK i ka bërë thirrje organeve dhe institucioneve të vendit ta zbardhin rastin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Prokurorisë Speciale dhe organeve të rendit që ta zbardhin shpejt këtë rast kriminal të zhdukjes se mostrave dhe që të gjithë akterët e involvuar të marrin dënimin e merituar. Lidhja Demokartike e Kosovës, po ashtu, kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe të drejtësisë që ta zbardhin në plotëni rastin e aktivistit politik, Astrit Dehari”, thuhet në njoftim.

Të enjten e 8 tetorit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë. Haxhiu ka thënë se mbrëmjen e së mërkurës, është kuptuar që mungojnë mostrat, por që nuk dihet se kur janë zhdukur.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika