Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se kjo parti nuk do ta votojë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.
Ajo ka thënë në hyrje të seancës konstituive se nëse VV-ja ka propozim për kryeparlamentar, duhet t’i ketë edhe votat. Bajrami u paraqit si shefja e re e GP të LDK-së.
“S’ka asnjë marrëveshje. LDK-ja s’ka ndryshuar asnjë qëndrim. Ne nuk do ta votojmë propozimin. Ne konsiderojmë që në qoftë se VV-ja ka propozim për kryetarin e Kuvendit, duhet t’i ketë edhe votat”, ka thënë ajo.
Paraprakisht, kanë hyrë edhe deputetët e PDK-së, LDK-së dhe deputetët e komunitetit joshumicë.