LDK nis “Turneun e Ndryshimit”, merr lëvdata nga analistët në Debat Plus

Analistët në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, kanë lavdëruar ‘Turneun e Ndryshimit’ të nisur nga LDK-ja në Prishtinë.

Dardan Gashi, analist i rregullt në këtë emision, tha se është mirë që parafushata ka filluat me temat e rëndësishme si ekonomia e zhvillimi, e jo me temat e Albin Kurtit siç është shprehur ai, veriu dhe dialogu.

“Është interesant që parafushata është e drejtuar në ekonomi dhe zhvillim, shumë pak tema që kish pas qejf Albin Kurti”, ka thënë Gashi.

Astrit Gashi tha se ky event ka pasqyruar një imazh të shpresës dhe të ardhmes.

“Për mua është mirë dhe shumë mirë që e kanë bërë. Dhe shumë mirë që investojnë edhe në imazh dhe në përmbajtje”, ka thënë Gashi.

Kurse Imer Mushkolaj tha se kjo është një përgatitje sistematike e LDK-së.

“LDK-ja ia ka nis kogja moti për organizim në degë e nëndegë, takime me njerëz të fushave të ndryshme. Me atë platformë që e quajnë ‘Rruga e Re’. Kemi pasur edhe ndërrimet e kreut të partisë me ardhjen e zotit Abdixhikut si kryetar dhe njëfarë përpjekje të tij që me kriju një LDK të re”, ka thënë Mushkolaj.

Ata thanë se në Prishtinë ka investime konkrete, më shumë se krejt Qeveria, derisa përmenden edhe pajtimin ndërmjet kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika