LDK: Partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pretenduar se Qeveria në pushtet ka shkelur Kushtetutën e vendit katër herë gjatë tre viteve të qeverisjes së saj. LDK akuzon se këto shkelje tregojnë mospërkushtimin e kësaj Qeverie për të respektuar shtetin e së drejtës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar të enjten se për tri vjet qeverisje, partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën e vendit.

Sipas tyre, këto shkelje tregojnë më së miri për mospërkushtimin e kësaj qeverie për shtetin e së drejtës.

“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj qeverie për shtetin e së drejtës”, thuhet në postimin e LDK-së në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Sipas LDK-së, shkelja e parë e kësaj qeverie ishte kur, sipas tyre, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës për reformën në arsim.

Pas kësaj, sipas LDK-së, Ligji për Këshillin Prokurorial, i cili u hartua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paraqet shkeljen e dytë kushtetuese, ndërsa një tjetër, sipas tyre, është pezullimi i vendimeve të komunës së Prishtinës.

Gjersa në fund, sipas LDK-së, shkelja e katërt që Qeveria Kurti e ka bërë është shkarkimi i tetë anëtarëve të bordit të RTK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika