LDK pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike: A është ky ndryshimi që pushteti premtoi?

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka marrë vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në 15.4 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në 15.4 për qind, ka krijuar reagime të shumta në Kosovë.

Lidhur me këtë raegon edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Përmes një postimi LDK thotë se “shtenjtimi i energjisë varfëron qytetarët!”.

“Rritja e çmimit të energjisë për të dytën herë, përveçse i padrejtë është edhe i papërballueshëm për qytetarët tanë. Paaftësia qeverisëse dhe mosveprimi i saj ndaj krizave të njëpasnjëshme po iu kushton atyre”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pyetur se “a është ky ndryshimi që pushteti premtoi?”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika