LDK për vizitën e Kurtit në SHBA: Shëtitje 18-ditore

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur “shëtitje 18-ditore” vizitën e kreut të ekzekutivit në Amerikë duke thënë se si e tillë ishte e papërgatitur mirë dhe pa ndonjë strategji të mirëfilltë

Anëtarët e LDK-së në konferencë

Lidhja Demokratike e Kosovës, vizitën e kryeministrit Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka quajtur “shëtitje 18-ditëshe, të papërgatitur mirë dhe pa strategji”.

Nënkryetarja e kësaj partie opozitare, Shqipe Mjekiqi, në një konferencë për media, ka thënë se mungesa e takimeve të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, “shpërfaq pafuqinë e kryeministrit Kurtit për t’i hapur dyert në nivelet më të larta të politikbërjes”.

“Shëtitja 18 ditore e Kurtit në ShBA në kohë të këtyre tronditjeve të sigurisë globale e evropiane dhe në kohë krize ekonomike në vend zbeh peshën e vizitave institucionale që ka pasur Kosova çdoherë. Jo çdo takim në të kaluarën pranë ShBA ka dhënë rezultate por kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë as edhe vetë takimet”, ka thënë Mjekiqi.

Konferenca e LDK-së

“Jo çdo takim në të kaluarën në SHBA-së ka dhënë rezultate, por kjo qeveri s’ka arritur të sigurojë as vetëm takime”, shtoi Mjekiqi.

Në anën tjetër, anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka theksuar nëse qëllimi kryesor i vizitës maratonike të Kurtit në SHBA ka qenë diplomacia ekonomike, kjo nuk është bërë në mënyrën e duhur dhe nuk mund të zëvendësojë domosdoshmërinë e takimeve në nivelin e lartë politik.

“Kjo vizitë ishte e papërgatitur mirë, pa ndonjë agjendë të publikuar më herët siç ndodh zakonisht, nga ajo çka pamë ditëve të kaluara ishin takime ad-hock pa ndonjë strategji të mirëfilltë. Konsiderojmë se takimet e tjera bëhen të rëndësishme vetëm kur atyre u paraprijnë takimet e nivelit politik”, është shprehur ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila nisi më 6 maj e përfundoi dje, ka takuar një sërë kompanish që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit, senatorë e kongresistë si dhe shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, nga LDK-ja, i pari i qeverisë e ka cilësuar të frytshme vizitën e tij në SHBA.

“Vizitën time mjaft të frytshme në SHBA e përmbylla në Neë York, pas tri ditë takimesh të ndryshme në Massachusetss, Connecticut, Rhode Island”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Megjithatë, Kurti nuk ka takuar asnjë personalitet nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

I kritikuar për këto takime të profilit të ulët, Kurti është kundërpërgjigjur duke pohuar se vizitën po e bën “për të prezantuar mundësitë për investime dhe për të nxitur investitorë potencialë në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika