LDK: Propaganda e partisë në pushtet i kthehet së kaluarës për t’u ikur përgjegjësive dhe për të mbuluar paaftësinë qeverisëse

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se partia në pushtet po merret me propagandë, në vend se të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët

Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, e ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën ka thënë se i kthehet zakonit të propagandës duke targetuar kundërshtarët politikë sa herë që duhet të japë përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se partia në pushtet po merret me propagandë, në vend se të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët.

“Propaganda e partisë në pushtet vazhdimisht i kthehet së kaluarës për t’u ikur përgjegjësive dhe ta mbulojë paaftësinë qeverisëse, mungesën e rezultateve të partisë në pushtet më së miri e përjetojnë qytetarët tanë në përditshmërinë e tyre”, ka thënë Halimi.

“Në sfidat që po kalojmë, partia në pushtet po merret me propagandë në vend se të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë. Dje ishim dëshmitarë se si pushteti që i ka krejt iu kthye zanatit të vet si i vetmi mjet të artikulimit të vet politik”, shtoi ajo.

Në anën tjetër, Halimi ka kritikuar Qeverinë edhe për krizën ekonomike, duke thënë se ekonomia është ngulfatur.

“Kur flasim për ekonominë, shifrat flasin ndryshe pasi përgjatë dy vjetëve kemi pasur vetëm ngecje. Ekonomia është ngulfatur dhe vetëm 9 për qind të buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar, që i bie se janë 700 milionë euro më pak në qarkullim vlera e të cilave po humbet çdo ditë”.

Ndërkaq, Halimi potencoi se inflacioni prej 20 për qind, që sipas saj është ndër më të lartit në Evropë, është rezultat i mosveprimit të qeverisë.

“Po ashtu, kemi inflacion prej 20 për qind që është ndër më të lartit në Evropë. Si rezultat i mosveprimit të qeverisë sot produktet ushqimore janë dyfishuar në çmim për dallim nga viti i kaluar, ndërsa propozimet e LDK-së kundër inflacionit janë hedhur poshtë”, ka thënë ajo.

Sipas Halimit, gjatë qeverisjes së partisë në pushtet, më së shumti ka pasur rritje të importit nga Serbia prej 370 milionë eurosh.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika