LDK propozon që koeficienti për paga të jetë 125 euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me vlerën e koeficientit për paga të propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, ka thënë se vlera e koeficientit të pagave duhet të jetë 125 dhe jo 105.

“Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, thuhet në reagimin e tij.

Abdixhiku tha se propozimi i tyre merr 120 milionë euro shtesë por që sipas tij është i mundshëm.

“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku e ka paraqitur një grafikë ku janë krahasuar pagat e punëtorëve të sektorit publikë nëse koeficienti do të ishte 125 me koeficientin ekzistues që është 105.

Pagat e mësimdhënësve me koeficientin 125 do të ishin 700 euro kurse me koeficientin 105 të propozuart nga Qeveria 588 euro.

Pagat e mjekëve me koeficient 125 do të ishin 925 euro kurse me këtë aktual 777 euro.

Të policëve me koeficient 125 do të ishin 625 euro kurse me këtë aktual 525 euro.

Të ushtarëve me koeficient 125 do të ishin 700 euro kurse me këtë aktual 588 euro.

Të zjarrfikësve me koeficient 125 do të ishin 625 euro kurse më këtë aktual 525 euro.

 

No photo description available.

Vlerën e koeficientit për paga e kanë kundërshtuar të gjitha partitë opozitare, madje kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika