LDK: Qeveria shkeli shtatë herë Kushtetutën

Në Ditën e Kushtetutës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka renditur shtatë shkeljet kushtetuese që sipas tyre janë bërë nga Qeveria Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Në 16-vjetorin e Kushtetutës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka renditur shtatë shkeljet e Kushtetutës, që, sipas tyre, janë bërë nga Qeveria aktuale.

“Në vend të urimit, në ditën e Kushtetutës kujtojmë 7 shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria!”, thuhet në postimin e publikuar në rrjetin social, Facebook.

Sipas LDK-së, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thuhet se ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Kurse, ministri i Punëve të Brendshme thuhet se ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për zyrtarë publikë.

Po ashtu, sipas partisë opozitare, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Ndërkaq, për të shtatën herë, siç thuhet nga ana e LDK-së, Kuvendi i Kosovës, me ç’rast akti i shkarkimit të anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe i anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës u cilësua si jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika