LDK-ja reagon për sondazhet: Tentim-mashtrim i dështakëve, mostra të manipuluara e shifra të fabrikuara

Lidhur me sondazhet në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohen nga UBO Consulting, ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, dhe deputeti nga radhët e kësaj partie, Besian Mustafa

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar për sondazhet në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohen nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik.

Përmes një postimi, Halimi ka thënë se kur rezultatet nuk ekzistojnë, pushteti aktivizon “propagandën”.

Halimi ka thënë se në vend se sot të listohen të arriturat, qeveria aktuale i kthehet propagandës.

“Pjesë e saj është edhe sondazhi i paralajmëruar për sonte, me mostra të manipuluara e shifra të fabrikuara!”, ka shkruar Halimi.

Ndërsa, deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, lidhur me këtë çështje ka reaguar duke thënë se nuk mbulohet “dështimet me sondazhe të rreme”.

Mustafa është shprehur se ishte i pritshëm, siç e cilësoi vetë ai, ky tentim-mashtrim i dështakëve.

“I pritshëm ky tentim-mashtrim i dështakëve. Dështakë bre! Rezultatet reale, me 17.000 të anketuar veq në rajonin 01, i publikojmë pasi ta publikojnë mashtrimin këta për t’ua dhënë të vërtetën fytyrës!”, ka shkruar Mustafa.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika