LDK: Sot 13 vjet, u dëshmua legjitimiteti i së drejtës sonë për liri, pavarësi dhe demokraci

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës.

“Në atë kohë, Kosova bëri bashkë njerëzit më të mirë e më të aftë të saj në bashkëveprim me miqtë strategjik, duke e përfaqësuar e mbështetur Kosovën denjësisht në këtë proces qenësor për vendin”, thuhet në komunikatën për media.

Në këtë komunikatë për media thuhet se ky gjykim i hapi rrugë Kosovës që të vazhdojë kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes shteteve demokratike.

“Në gjithë këtë rrugëtim plot sfida e njëkohësisht përplot momente përmbushjeje si kjo, Kosova qëndroi krah aleancës së pa rezervë të SHBA-së e miqve tjerë ndërkombëtarë. LDK mbetet krenare në rolin e pazëvendësueshëm që luajti konkretisht në këtë proces dhe në këtë rrugë të denjë të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Në këtë të shtune janë bërë 13 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika