LDK takon SBAShK-un, kërkojnë veprime nga qeveria për menaxhimin e sistemit arsimor

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Deputetët e kësaj partie, Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, me përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë diskutuar për sektorin e arsimit ku është thënë se problemi i menaxhimit të sistemit arsimor nga qeveria vazhdon të jetë një sfidë e madhe që kërkon vëmendje dhe veprim të shpejtë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një postim në Facebook tha se lajmi i mirë nga ky takim është se viti shkollor do të fillojë siç ishte parashikuar më 2 shtator.

Në këtë takim është diskutuar edhe për kontratën kolektive, për të cilën, Gashi ka thënë se duhet të nënshkruhet sa më shpejt.

“Një problem shqetësues mbetet kontrata kolektive, e cila duhet të nënshkruhet sa më shpejt ndërmjet qeverisë dhe sindikatave, si dhe ligji për pensionet, ku vazhdon diskriminimi i punëtorëve të Republikës së Kosovës gjatë viteve ’90, me një fokus të veçantë në diskriminimin e mësimdhënësve të asaj periudhe. Lajmi i mirë nga ky takim është se viti shkollor do të fillojë siç ishte parashikuar më 2 shtator. Megjithatë, problemi i menaxhimit të sistemit arsimor nga qeveria vazhdon të jetë një sfidë e madhe që kërkon vëmendje dhe veprim të shpejtë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Tutje, ai ka theksuar se Grupi Parlamentar i LDK-së mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për të adresuar problemet që ndikojnë në sistemin arsimor.

“Grupi Parlamentar i LDK-së mbetet i angazhuar për t’i mbështetur përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për t’i adresuar problemet që ndikojnë në sistemin arsimor. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me SBASHK-un dhe aktorët e tjerë relevantë për të siguruar që nevojat e mësuesve dhe nxënësve të përmbushen dhe që arsimi në Kosovë të përparojë në mënyrë të qëndrueshme”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika