LDK: U mbesim borxh familjes Jashari dhe të rënëve gjithandej ta ndërtojmë Kosovën ashtu siç deshën ata

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) njofton se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) njofton se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.

“U mbesim borxh gjithë familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën tonë ashtu siç deshën ata”, thuhet tutje në njoftimin e LDK-së.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante dhe më të lavdishme të luftës dhe rezistencës së familjes Jashari ndaj sulmeve të egra nga makineria serbe, e me këtë ngjarje shënojnë dhe luftën e Kosovës për liri e çlirim”, njofton LDK-ja.

LDK ka thënë se rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte “kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri”.

Partia opozitare ka theksuar se komandanti legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari dhe familja Jashari mbesin udhërrëfyes dhe shembull unikat në botë për gjenerata të tëra.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika