Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku ka fajësuar partinë me shumicë votash, Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e procesit të Konstituimit të Kuvendit.
“Me qenë edhe deputetë edhe kryeministër është lojë politike për zvarritjen e formimit të institucioneve të reja. Zgjidhja e thjeshtë, të japin dorëheqja nga postet që kanë, të ulen në ulëset e Kuvendit të Kosovës, të bëjnë betimin si deputetë të Republikës së Kosovës. Dhe kështu nis formalisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Sa për akuzat e tjera, janë pjesë e mendësisë së njëjtë polarizuese dhe një gjë e thjeshtë ata që komunikojnë për mesazhet për bërjen e votave nga Lista Serbe, më së paku të flasin për krodinimie të tilla”, deklaroi Abdixhiku.
Ai ka shtuar se kjo çka ndodhi sot në Kuvend “është episod i errët në demokracinë parlamentare”.
Ai u shpreh se LDK-ja mbështet deputetët që “janë vetëm deputetë dhe s’kanë funksione të tjera”.
“Nuk mund të jesh edhe deputet edhe kryeministër e edhe ministër”, ka shtuar Abdixhiku.
Abdixhiku tha se gjuha e tillë polarizuese ” e kemi parë, e njohim, nuk ndryshon, s’ndryshojnë, s’marrin mësim. S’kemi çka të bëjmë”. Ai i ka bërë thirrje Kurtit dhe kabinetit qeveritar për dorëheqje nga postet ekzistuese duke iu referuar që “mos bëni probleme të tilla politike, ejani në seancë dhe vazhdojmë tutje.