Lë pas lëndimin që e mbajti larg fushave për më shumë se një muaj, Melos Bajrami po shkëlqen te Vllaznia e Shkodrës

Pas paraqitjes në garat evropiane me Vllazninë e Shkodrës pësoi lëndim, e që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një muaj.

Tash pas rikthimit të tij, Melos Bajrami po shkëlqen me paraqitje në Kategorinë Superiore në Shqipëri.

Deri tani ai ka zhvilluar katër nga 10 ndeshje të kampionatit shqiptar me skuadrën nga Shkodra.

Rrugën e tij drejt rikthimit nga lëndimi, në një intervistë për TV Dukagjinin e tregon vet 23 vjeçari.

“Pas çdo lëndimi që kalon një futbollist kthimi në formën e tij të mëparashme kërkon kohë. Duke marr parasysh intensitetin e stërvitjeve e kam marr veten mjaft shpejt dhe shpresoj që diçka e tillë të mos përsëritet. Normalisht ka qenë e veshtirë sepse edhe ekipi ka shkuar shumë mirë duke bërë disa fitore rresht. Unë jam profesionist dhe do të pres momentin e duhur për të treguar veten në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha fillimisht ai.

Ai u transferua te Vllaznia e Shkodrës verën që lam pas nga skuadra e Gjilanit.

Adaptimi për të në ligën e Shqipërisë ishte i shpejtë, gjithashtu edhe mikpritja që iu bë nga skuadra.

“Atmosfera është mjaft e mirë, prej ditës së parë, ekipi më ka pritur shumë mirë dhe jam ndjerë sikur të jem pjesë e tyre tash e sa vite. Synimet? Besoj se janë që të kontribuoj sa më shumë për ekipin dhe të ndihmoj në arritjen e objektivave”, vazhdoi ai.

Ende 23 vjeçar, dhe shume përapara vetës për të treguar. Molos Bajrami ëndërron që një ditë të paraqitet sa më mirë me Vllazninë dhe të kalojë në një ligë edhe më të fortë.

“Synimet i kam pas të qarta prej momentit që kam ardh këtu. Të luaj dhe të kontribuoj sa më shumë për ekipin, pas perfomancave të mira patjetër që do të këtë interesim edhe nga jashtë pasi dihet që Vllaznia është një prej ekipeve më të mira shqiptare. Por, për momentin fokusi im është 100 për qind këtu”, përfundoi ai.

Ndryshe, Molos Bajrami ka një karrierë të pasur, pasi në të kaluarën është aktivizuar edhe për skuadra si Ballkani, Gjilani, Skënderbeu e Shkupi.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika