Leandro Paredes: Do të doja të luaja për Real Madrid-in

Leandro Daniel Paredes, futbollisti argjentinas, profesionisti i cili luan në pozicionin e mesfushorit mbrojtës, për klubin e Paris Saint German (PSG), ka rrëfyer ëndrrën e tij për Real Madridin

Leandro Paredes

Real Madrid është një klub në trend këtë kohë. Adhuruesit e futbollit janë duke u mahnitur pas këtyre tri rikthimeve që klubi ka pasur në Ligën e Kampionëve.

Kampionët francezë pas dështimeve të vazhdueshme, si gjithmonë kanë bërë më të mirën që të kenë fitore në një Ligë të Kampionëve gjatë kësaj dekade.

Leandro Paredes në kanalin argjentinas TyC Sports ka folur për skuadrën në të cilën do të kishte dëshirë të ishte pjesë.

Leandro Paredes

“Do të doja të luaja për Real Madrid-in. Çdo lojtar ëndërron ta veshë atë fanellë”, është shprehur Paredes, raporton FootballEspana.

Për të klubi i Real Madrid-it është një klub shumë i rëndësishëm ku sipas tij do të ishte ëndërr që të ishte pjesë e klubit, por, respekti i tij ndaj PSG-së dhe komoditeti i tij në klub, e bëjnë që të jetë i lumtur në vendin ku është.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika