LeBron James basketbollisti amerikan i cili luan për Los Angeles Lakers, konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i cili krahasohet edhe me Michael Jordan, basketbollistin më të madh ndonjëherë.
Ylli i basketbollit ka arritur maksimumin në biznesin e tij duke gjeneruar më shumë se 1.2 miliardë dollarë fitime para tatimeve. Gjatë 19-të viteve të fundit paga e James në NBA ka arritur në 383 milionë dollarë dhe ai ka arritur që të ketë rritje në mbi 900 milionë dollarë nga të ardhurat tjera të biznesit, bënë të ditur revista Forbes.
Basketbollisti ka marrëveshje fitimprurësze me kompani të ndryshme si, Nike, AT&T, PepsiCo dhe Ëalmart, i cili i ka vënë në vijë marrëveshjet e tij për të pasur përfitime nga këto marka, gjithashtu kampioni i NBA-së ka bërë investime edhe në startupin e ditnesit Tonal, kompaninë e ndarjes së udhëtimeve Lyft dhe restaurantin Blaze Pizza, transmeton CNN.
Por investimet e tij nuk kanë pasur të ndalur asnjëherë, një investim tjetër ku basketbollisti përfiton, është studio televizive dhe filmike, SpringHill Entertainment, e cila nga Frobes vlerësohet diku rreth 300 milionë dollarë, përcjell Portali D.
James ka ëndërruar prej kohësh që të bëhet miliarder, ku miliarderi tjetër basketbollist dhe i vetmi para LeBron James, ka qenë Michael Jordan.