Leci i sigurt: Giresse do të jetë trajneri më i dobët që ka parë ndonjëherë Kosova

Liridon Leci ka kritikuar ashpër përzgjedhësin e Kosovës në futboll, Alain Giresse

Sipas Liridon Lecit, Giresse do të jetë trajneri më i dobët që ka parë ndonjëherë Kosova.

“Shpresoj mos të jetë kështu, por unë mendoj se ky do të jetë trajneri më i dobët që ka parë ndonjëherë Kombëtarja e Kosovës në futboll,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Tutje, analisti dhe trajneri vazhdoi me kritika ndaj teknikut francez.

“Na ka futur në gjumë si me lojë, si me analiza, me të gjitha. Rrinte në minutën e 80-të sikur verërat e ftohta franceze”, potencoi Liridon Leci.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika