Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini, fillimisht Leci ka pasur disa fjalë për menaxherin e Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.
“Bajrami duhet me ia dhënë dorën vetëm për aranzhime të hoteleve, kaq. Jo me dalë me marrë karton të kuq aty, me bo rolin e trajnerit,” tha ai.
Teksa, sipas informacioneve të Lecit, Edon Zhegrova ka refuzuar takimin me delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës në Francë.
”Qofsha i gabuar, unë e di që kur delegacioni i Kosovës ka qenë në Francë e ka ftuar Zhegrovën në takim, nuk iu ka dalë. Kam informacione që ka mundësi Zhegrova mos të vijë fare në Kombëtare,” tha ai.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.