Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini po diskutohet rreth skuadrës së Dritës.
Leci ka potencuar se klubit nga Gjilani është duke i munguar konkurrenca brenda grupit.
Teksa, shtoi se nga transferimi i Salihut dhe Jasharit te LNZ Cherkasy, Drita ka përfituar vetëm 250 mijë euro.
“Është paguar një shumë 250 mijë dikund te 300 mijë euro, vetëm për Hajdin Salihun. Por, në atë çmim është futur edhe Muharrem Jashari”, tha ai.
Me këtë deklaratë të tij, nuk u pajtua analisti tjetër i rregullt i ‘Dueli Sportiv’, Faruk Statovci, duke e kundërshtuar për shumën e lartëpërmendur.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.