Analisti dhe trajneri, Liridon Leci, ka komentuar paraqitjen e fundit të Kombëtares së Kosovës ndaj Rumanisë, ku ‘Dardanët’ barazuan pa gola në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Leci ka thënë se në raste të caktuara futbollistët janë “duke flejtur në gjumë”. Sipas tij, njëjtë po vepron edhe përzgjedhësi, Alain Giresse.
“Po e shikoj një Kombëtare duke flejtur në gjumë në momente të caktuara, ashtu siç është edhe trajneri. Trajneri duhet të jetë më karizmatik, pak më i gjallë,” tha ai.
Leci shtoi se Kosova e kishte ‘detyrim’ fitoren kundër Rumanisë.
“Ne ishim të dënuar për të fituar këtë ndeshje për shkak se do t’i kishim rritur shanset për të pretenduar diçka më shumë,” potencoi ai.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.
Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.