Ledri në projektin e ri muzikor : “Do po më vesin kur o dasma, e do po presin kur po ndahna”

Teksa ka qenë kryefjalë në mediet rozë javëve të fundit për jetën e tij private, reperi Ledri Vula ka shfrytëzuar këtë kohë për të punuar për projekte të reja.

Artisti ka finalizuar këngën e re “Paranormal”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip unik të punuar nga produksioni “Supercut Studio”.

Projekti erdhi me regji nga Besian Durmishi dhe Adea Kelmendi, ndërkohë producent është Big Bang.

Ndërsa, ka habitur teksti i Ledrit ku thotë: Do po më vesin kur o dasma, e do po presin kur po ndahna.

Nuk dihet se kjo këngë a është dedikim për Sara Hoxhën apo është diss ndaj Dafina Zeqirit dhe Mozzik, të cilët para tre javësh publikuan këngën “Drama Pahiri”.

Edhе nona jote e don Dafina Zeqirin
Yeah, bitch,
kurrgjo s’ka ndodh k’tu pahiri
Edhe nona jote e don Dafina Zeqirin”, janë fjalët tek bashkëpunimi mes Mozzik dhe Dafinës.

Ndërsa Ledri ia ka kthyer me këto fjalë: “Ca je tu fol a je n veti, peit vec pak ta ndreqi. Nones tem une, a nones tone Ledri. B$tch im fly shpia jem terminal, mos i hi personal se bon gabim fatal. Qe 20 vjet hala e boj kete shit, sem vyn hiti po apet boj hit, nuk jom Lego mu mos mu n gjit”.

Këngën e plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë.

Ndryshe, është raportuar se Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë ndarë rrugët e tyre të martesës.

Megjithatë, dyshja që janë prindër të një vajze ende nuk janë prononcuar publikisht në lidhje me këto raportime.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika