Leeds në bisedime me Steven Gerrard

Steven Gerrard pritet të bëhet me punë të re vetëm disa javë pas largimit nga Aston Villa

Steven Gerrard

Ish-mesfushori legjendar anglez, aktualisht është i papunë, por nuk mungojnë ofertat në drejtim të tij.

Emri i Gerrard së fundmi është në listën e dëshirave të Leeds United, skuadër që vazhdon të mbetet pa trajner pas shkarkimit të Jesse Marsch.

Drejtuesit e Leeds kanë kontaktuar me anglezin dhe i kanë propozuar projektin e tyre, derisa Gerrard po mendon nëse do ta pranojë këtë ofertë ose jo.

Emri i ish-mesfushorit është edhe në listën e dëshirave të skuadrës tjetër angleze Southampton, por Leeds duket opsion më i pëlqyer për ish-trajnerin e Aston Villës dhe Rangers.

Daily Express ka raportuar se kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Gerrard, nëse do ta pranojë ofertën e Leeds apo atë të Southampton. 

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika