Lekaj: Çfarë keni pritur nga Nagavci të cilën e kam shkarkuar 10 vite më parë për shkak të përformancës së dobët

Deputeti i AAK-së dhe ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, ka thënë se e kishte shkarkuar Arbërie Nagavcin nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe për shkak të performancës të dobët

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deputeti i AAK-së dhe ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, ka thënë se e kishte shkarkuar Arbërie Nagavcin nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe për shkak të performancës të dobët.

Ai kështu ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për ndalimin e praktikës së blerjes së librave nga shteti, duke iu bartur mjetet financiare prindrëve që t’i blejnë librat.

”Nuk e kam pasur ndërmend ta tregoja kurrë, mirëpo po ndihem i detyruar. Çka keni pritur më shumë nga  ministrja Nagavci që para më shumë se 10 viteve e kam shkarkuar  nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe performancë të dobët”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) po e shqyrton mundësinë t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë të hënën ministrja Arbërie Nagavci.

Në një konferencë për media më 21 gusht në Prishtinë, Arbërie Nagavci ka thënë se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore nga MASHT-i ka qenë “mjaft sfidues” në vitet e mëparshme, për shkak se “ky proces ka qenë jo gjithmonë i drejtë dhe cilësor”.

Ministria ofron tekstet çdo vit për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërkaq për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën një vit ofrohen tekstet e reja, ndërsa vitin tjetër shfrytëzohen të njëjtat tekste, ka shtuar Nagavci.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika