Lekaj optimist: Nëse zgjedhjet mbahen nesër, AAK-ja merr 12.5 për qind

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, është shprehur optimist se partia e tij do të marrë 12.5% të votave nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër

Nëse mbahen zgjedhjet nacionale nesër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 12.5 për qind të votave.

Të paktën kështu ka deklaruar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka shprehur optimizëm për rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Atë që e dimë ne si Aleancë, unë nuk mund të them as që jemi 20 as 15, do të thotë reale është 12.5 për qind. Pa shtytje që AAK-ja, nesër të del të zgjedhje i kemi 12.5 pëër qind. Ndërsa, pretendojmë të shkojmë, kur fillon fushata, me punën që po e bëjmë të rritet dhe mendoj që do të jetë befasia në këto zgjedhje AAK-ja.

Jemi duke punuar në terren, jemi duke komunikuar me qytetarët e sidomos në diasporë ka përmirësime të dukshme dhe përkrahje të fuqishme. E kemi parë që kjo Qeveria e ka zbrazë vendin dhe më shumë janë jashtë qytetarët tanë sesa brenda. Prandaj është edhe te mërgata, sepse dihet me votën e mërgatës ka ardhë në qeverisje zoti Kurti”, ka thënë Lekaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika