Lekaj: Qeveria nuk po gjen zgjidhje për ngritjen e çmimeve

Deputeti i AAK-së, Lekaj ka propozuar që të hiqen taksat për produktet esenciale dhe të përgjysmohen taksat për shitjen e derivateve, sepse sipas tij, Qeveria nuk po gjen zgjidhje për ngritjen e çmimeve

Pal Lekaj, AAK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti që nuk ka vizion, duke thënë se edhe pas 18 muaj qeverisjeje, nuk është gjetur zgjidhje për ngritjen e çmimeve për produktet e ndryshme.

“Sot është mirë që jemi këtu me inicimin e opozitës dhe pa dëshirën e pozitës. Kosova po përballet me një gjakderdhje të tregut, ashtu si kryeministri do ta quante po të ishte në opozitë. Ne si Grup Parlamentar jemi të shqetësuar dhe dëshirojmë të japim ndihmë. Të mundohemi me kapacitetet tona t’i japim jehonë dhe vlerë kësaj çështjeje që ka rënduar jetën e qytetarëve”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij,” në kohën kur nuk ka rritje të pagave, kur ka rritje të turpshme të pensioneve, kur ka rritje të të gjitha produkteve”, Qeveria Kurti si çdoherë tjetër duket se është zënë në befasi.

Ai ka thënë se kanë kaluar 18 muaj qeverisje dhe ende nuk ka vizion për ta zgjidhur ngritjen e çmimeve të produkteve.

Deputeti i AAK-së ka propozuar që të hiqen taksat për produktet esenciale dhe të përgjysmohen taksat për shitjen e derivateve.

“Ne si AAK mendojmë qe duhet të ndërhyjmë menjëhershëm te çmimet. Ne japim disa propozime për një periudhë tremujore. Të hiqen taksat për artikujt esencialë. Për tre muaj të përgjysmohen taksat e shitjes së derivateve”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, duhet po ashtu të ridraftohet ligji për pagën minimale ku shuma prej 250 eurosh të ngrihet në 350 dhe të përfshihen veteranët.

“Kuvendi para se të shkojë në pushim ta miratojë ligjin e pagave. Të rikthehet për miratim ligji për trustin”, ka përfunduar Lekaj.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lufta në Ukrainë pas sulmit rus, ka shkaktuar uljen e furnizimit dhe ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve esenciale.

Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka theksuar se si Qeveritë po bëjnë maksimumin që të sigurohen se po i marrin masat e nevojshme për t’ia arritur tri qëllimeve kryesore.

“Është evidente se kemi rritje të çmimeve në përgjithësi e posaçërisht të atyre të konsumit. Lufta në Ukrainë pas sulmit rus, ka shkaktuar uljen e furnizimit gjersa sanksionet ekonomike e ndalojnë Rusinë të shesë produkte të naftës në Evropë. Kjo ulje e ofertës natyrshëm ka ndikuar në rritje të çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera eseciale”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Kosova nuk është e vetme në këtë situatë të rritjes së çmimeve, sepse siç thotë Kurti, ato janë rritur globalisht.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika