Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.9, ndërsa, mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra nga qyteti Librazhd, dhe 23 kilometra nga Elbasani.
Sipas të dhënave të publikuara nga “EMSC”, lëkundjet me thellësi 2 kilometra janë ndjerë në disa zona të vendit.
Mediat lokale raportojnë se tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si dhe në Korçë.
Aktualisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale.