Lëndohen burrë e grua në Lipjan pas shpërthimit të sistemit të ngrohjes me gaz

Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se dy persona janë lënduar në një shtëpi në Lipjan, si pasojë e shpërthimit të sistemit të ngrohjes me gaz

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një shtëpi në Lipjan, si pasojë e shpërthimit të sistemit të ngrohjes me gaz.

Burrë e grua janë dërguar për tretman mjekësor, teksa në lidhje me këtë rast është shoqëruar në polici një i dyshuar i cili është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura në shtëpinë e viktimës në një fshat në Lipjan kishte shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes. Si pasoj e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat kosovarë (bashkëshortë), të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika