Lëndohen dy persona nga një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën "Ibrahim rugova", ku kanë mbetur të lënduar dy persona

Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka theksuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar, gjithsej, 45 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe 20 me të lënduar.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se gjatë 24 orëshit të fundit policia ka arrestuar, gjithsej, 15 persona, dhe shtatë ka dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika