Lëndohen dy punëtorë ndërtimi në Ferizaj

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se dy burra kanë pranuar tretman mjekësor pasi që janë lënduar gjatë orarit të punës, në lëmin e ndërtimtarisë në Ferizaj

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra janë lënduar të shtunën në Ferizaj derisa ishin duke punuar në një banesë në ndërtim.

Sipas njoftimit, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika