Lëndohen rëndë dy punëtorë në Prizren, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Prizren janë lënduar në vendin e tyre të punës. Pas hetimeve është arrestuar një i dyshuar

Në rrethana të panjohura, dy persona janë lënduar rëndë në vendin e tyre të punës në komunën e Prizrenit.

Sipas Policisë, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK, kurse tjetri është liruar pas tretmanit të nevojshëm në Spitalin e Prizrenit.

Pas hetimeve nga Policia e Kosovës, është arrestuar një i dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në rrethana të panjohura dy punëtorë meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës. Ku njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetri është liruar pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika