Lëndohen tre punëtorë në Prizren, i zë dheu derisa po e hapnin një kanal

Tre persona janë lënduar në vendin e punës në komunën e Prizrenit. Sipas policisë, punëtorët janë zënë nga dheu derisa po e hapnin një kanal për ujëra të zeza.

Të lënduarit e kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse për rastin është njoftuar prokurori dhe inspektori i punës.

“Tre meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore, pas janë zënë nga dheu derisa po hapnin një kanal për ujëra të zeza. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, përveç njësive policore është njoftuar prokuroi dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti, sipas Policisë së Kosovës, është cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika