Lëndohet një person dhe tre asfiksohen nga zjarri në Tetovë

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës ka njoftuar mbi gjendjen pas zjarrit të shpërthyer në Tetovë, rrethanat e të cilit nuk janë bërë të ditura akoma

Një person është lënduar, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar asfiksim nga zjarri i sotëm që shpërtheu në një fabrikë në Tetovë, ka bërë të ditur Gazmend Ibishi, përgjegjës nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë, gjersa ka theksuar se të gjithë ata janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Deri tani kemi pasur tre raste me asfiksim, që kanë humbur pak oksigjenin në terren. Nuk kanë qenë në gjendje të rëndë, vetëm i kemi transportuar deri në repartin e internos, kanë marrë ndihmë”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi ka thënë se zjarri ka kapluar vetëm një fabrikë e cila ka prodhuar material ndërtimor.

Ai ka bërë të ditur se zjarri ka filluar rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe ndërkohë, zjarrfikësit e Tetovës janë duke u ndihmuar nga njësitë e Gostivarit, Shkupit dhe helikopterët e ushtrisë për shuarjen e zjarrit.

Përmes Radio Dukagjinit, Durmishi ka bërë apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ngase nuk dinë se çfarë kimikatesh janë djegur dhe si mund të ndikojë tymi te qytetarët. Njëherësh, ai u thotë qytetarëve të vendosin maskat për çështje sigurie.

“Fatmirësisht në zonën përreth fabrikave nuk ka banorë. Kemi vetëm dëme materiale”, ka thënë Durmishi për Radio Dukagjinin.

Gjithashtu, Tetova ka ndaluar procesin mësimor si shkak i këtij incidenti.

Durmishi ka bërë të ditur për Radio Dukagjinin se do të flasë më detajisht për rrethanat e zjarrëvënies pas inspektimit të plotë të policisë së vendit.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, ka bërë të ditur se  helikopteri i cili ka arritur tashmë në Tetovë, do të tentojë të pengojë përhapjen e zjarrit në pjesën ku ruhen lëndët shpërthyese.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika