Lëndohet një person në Gjakovë, dyshohet nga një mjet shpërthyes

Një person është lënduar ku dyshohet se vjen nga kontakti me një mjet shpërthyes sot në Gjakovë. Tashmë viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor

Policia e Kosovës

Një person është lënduar rëndë ku dyshohet se vjen nga kontakti me një mjet shpërthyes sot në Gjakovë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka thënë se njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe se viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj.

 

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika