Leotrim Bekteshi përforcimi më i ri i FC Ballkanit

KF Ballkani ka njoftuar për zyrtarizmin e qendërmbrojtesit Leotrim Bekteshi

Leotrim Bekteshi

Klubi futbollisitk Ballkani kanë bërë të ditur se kanë zyrtarizuar marrëveshjen me qendërmbrojtësin Leotrim Bekteshi.

Bekteshi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024, duke u bërë kështu përforcimi më i ri i klubit që ka kaluar në fazën e grupeve në Lgiën e Konferencës.

Qendërmbrojtësi në të kalaurën ka luajtur me ekipe si, Iska Borcic, SCGjilani, Prishtina, dhe së fundmi ishte pjesë e Mjondalen.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Ballkani kanë bërë të ditur zyrtarizimin e Bekteshit, gjithashtu i kanë uruar mirëseardhje dhe suksese në fanellën e tyre.

Ballkani ditën e premte ka mësuar shortin për fazën e grupeve të UEFA Conference League, ku do të jetë në grupin G bashkë me skuadrën çeke, Slavia Praga, skuadrën rumune, Cluj, dhe skuadrën turke Sivasspor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika