Leposaviq, negociohet për nxjerrjen e disa mjeteve brenda komunës

Ekipi i RTV Dukagjini, i cili po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, bën të ditur se i pranishëm në Leposaviq është ish-kryetari i Leposaviqit. I njëjti ka deklaruar se të pranishmit do të vazhdojnë të jenë aty deri në largimin e kryetarit të ri nga komuna

Në komunën e Leposaviqit është duke u negociuar për nxjerrjen e disa mjeteve brenda komunës.

Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini, i pranishëm në Leposaviq është ish-kryetari i Leposaviqit.

I njëjti ka thënë se njerëzit nuk do të largohen deri në largimin e kryetarit Lulzim Hetemi nga komuna.

Ndërkohë, një tjetër veture të RTV Dukagjini i janë thyer xhamat gjatë raportimit në komunën e Zveçanit.

Së njëjtës, siç njofton ekipi, i janë dëmtuar edhe gomat.

Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri. Ndërkaq, vetura të ekipeve të gazetarëve nga të gjitha mediat në vend, përfshirë edhe RTV Dukagjini, janë vandalizuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika