Leposaviq: Tentim për plaçkitje të Bankës Kombëtare të Serbisë, plagoset një person

Të enjten në Leposaviq, është tentuar të plaçkitet ndërtesa e Bankës Kombëtare të Serbisë. Në këtë incident ka mbetur i plagosur një punonjës i kompanisë Henderson, e cila transporton para për nevojat e bankave

Ndërtesa e Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq





Të enjten e tetë dhjetorit, në Leposaviq, është tentuar të plaçkitet ndërtesa e Bankës Kombëtare të Serbisë, ku si pasojë është plagosur një person.

Siç shkruan REL, në këtë incident janë përdorur armë zjarri.

Sipas informatave të qendrës shëndetësore lokale, në këtë incident ka mbetur i plagosur një punonjës i kompanisë Henderson, e cila transporton para për nevojat e bankave.

Policia e Kosovës nuk ka qenë në vendngjarje as gjysmë ore pas incidentit.

Aty më pas kanë mbërritur pjesëtarët e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Policia e Kosovës është instanca e parë intervenuese për sigurinë, EULEX-i i dyti dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i treti.

Pjesëtarët serbë që kanë punuar në Policinë e Kosovës, e kanë braktisur këtë institucion në fillim të nëntorit, si shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Përveç Policisë së Kosovës, serbët lokalë kanë braktisur edhe institucionet e tjera lokale dhe qendrore në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se një vendim i tillë ka krijuar vakuum që mund ta përkeqësojë situatën e sigurisë.

Për incidentin në Leposaviq raportohet dy ditë pas shkatërrimit të objekteve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok, komuna po ashtu të banuara me shumicë serbe.

Zgjedhjet për komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – janë caktuar për 18 dhjetor, pasi kryetarët e tyre kanë dhënë po ashtu dorëheqje për shkak të vendimit për targat.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika