Leposaviqi voton pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Kuvendi komunal i Leposaviqit ka votuar pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Foto ilustrim,Leposavic

Kuvendi komunal i Leposaviqit ka votuar pro anëtarësimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Leposaviqi këtë vendim e ka marrë në një seancë të mbajtur të enjten.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, Alban Uka.

“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Uka në rrjetin social Facebook.

Sipas procedurave, vendimi i kuvendit komunal do të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vlerësim të ligjshmërisë dhe pastaj pritet të dërgohet tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për shqyrtim.

Përndryshe, komuna e Mitrovicës së Veriut, të martën e 22 gushtit, është pranuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) me votim unanim.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut më 30 qershor ka votuar për bashkim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika